E mbylli mes lotëve dhe duartrokitjeve në Europian, një “fiksim” vendos të ardhmen e Pandev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2021 | 21:09

E mbylli mes lotëve dhe duartrokitjeve në Europian, një “fiksim” vendos të ardhmen e Pandev

Paraqitja e tij në Kampionatin Europian ishte mbyllja më e mirë që Goran Pandev mund t’i bënte karrierës me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut ku ai për shumë vite ka qenë lider i padiskutueshëm. Ndeshja e tij e fundit, ajo ndaj Holandës, do të kujtohet edhe për homazhin që i bënë kundërshtarët dhe shokët e skuadrës.

pandev

Por me sa duket ajo nuk ka qenë ndeshja e fundit e futbollit në karrierën e sulmuesit. Sipas Sky Sport, sulmuesi ka vendosur që të vazhdojë të luajë në Serinë A në moshën 37-vjeçare. Klubi i Xhenoas i ka bërë prej kohësh propozimin për rinovim edhe një tjetër edicion dhe sulmuesi ka pranuar, me zyrtarizimin që do të bëhet në ditët në vijim.

I njëjti burim thekson se Pandev kërkon që lamtumira e tij të jetë ashtu siç duhet, me duartrokitje tifozësh dhe është i bindur që këtë vit stadiumet në Itali do të mbushen përsëri. Ndaj ai planifikon të japë kontributin e tij edhe një vit për klubin italian, në mënyrë që në fund të marrë duartrokitjen e merituar të tyre kur të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"