“E lirojmë nëse e kërkon Kosova”, presidenti i Ballkanit i shtron rrugën Ilir Dajës: Nuk ka trajner më të mirë se ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 22:01

“E lirojmë nëse e kërkon Kosova”, presidenti i Ballkanit i shtron rrugën Ilir Dajës: Nuk ka trajner më të mirë se ai

Emri i Ilir Dajë është përfolur së fundmi në stolin e përfaqësues së Kosovës, teksa ditën e sotme ka ardhur dhe drita jeshile nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili në një prononcim të dhënë për “lajm.net” ka thënë se klubi suharekas mund ta lirojë trajnerin nga Tirana, nëse ai kërkohet nga FFK-ja, për t’iu besuar “timoni” i përfaqësueses së Kosovës.  

kabashi

“Trajner më të mirë se Ilir Daja nuk ka. Jemi të gatshëm ta lirojmë atë gjithmonë për Kosovën”, deklaroi shkurtimisht Kabashi.  

Vlen të theksohet fakti se Ilir Daja ka kontratë më Ballkanin deri në verën e vitit 2024. Ndërkohë Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do t’i drejtojë “Dardanët” për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm. 

Përfaqësuesja e Kosovës  ka mbetur pa trajner, pas largimit të Primoz Glihas, i cili u emërua përkohësisht te Kosova, pas shkarkimit të Alain Giresse. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"