E KRYER/ Igli Tare bën goditjen e madhe, rikthen te Lacio sulmuesin brazilian që shkëlqeu vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 23:18

E KRYER/ Igli Tare bën goditjen e madhe, rikthen te Lacio sulmuesin brazilian që shkëlqeu vite më parë

Lacio ka bërë një goditje në merkato duke rikthyer pas 3 vitesh sulmuesin brazilian Felipe Anderson.

felipe-anderson_1lt0d34vapi6q1tvea8j0eqsdq

28-vjeçari rikthehet në Itali përsëri pas 3 vitesh në Angli tek skuadra e Uest Hemit. Feliper Anderson shkëlqeu në 5 sezone me Lacion duke u bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm tek bardheklatrit, por Lacio përfitoi plot 40 milionë euro nga shitja e tij tre vite më parë.

felipe anderson

Igli Tare ka bërë vërtet një goditje të madhe duke i paguar anglezëve vetëm 3 milionë euro dhe 50% të vlerës së lojtarit në rast se shitet tek një skuadër tjetër. Braziliani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Lacion me pagë 2 milionë euro në sezon teksa ditën e sotme ka pozuar dhe me shallin e bardhekaltërve para vizitave mjekësore në Romë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"