E kryer! Çelsi gjen shpëtim në Arabinë Saudite për tre futbollistët, klubi i Kristiano Ronaldos firmos me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 11:51

E kryer! Çelsi gjen shpëtim në Arabinë Saudite për tre futbollistët, klubi i Kristiano Ronaldos firmos me sulmuesin

Çelsi ka ulur ndjeshëm shpenzimet me 3 largimet e fundit, nga të cilat 2 prej tyre i kanë sjellë edhe të ardhura. Pasi u largua Kante me parametra zero, blutë e Londrës kanë shitur në Arabinë Saudite edhe sulmuesin Hakim Zijek, mbrojtësin Kalidu Kulibali dhe portierin Edu Mendi.

zijek

Mendi do të jetë pjesë e Al Ahli për sezonin e ri pasi është arritur marrëveshja me klubin londinez. Ndërkohë, Kulibali që kërkohej me ngulm nga Interi në Itali, ka arritur marrëveshje me Al Hilalin dhe do të prezantohet së shpejti. Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, Kulibali do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë, Hakim Zijek do të jetë pjesë e Al Nasr. Klubi ku bën pjesë edhe Ronaldo, ka paguar kartonin e sulmuesit të krahut të djathtë. 30-vjeçari nga Maroku do të firmosë një kontratë deri në vitin 2026 dhe së shpejti pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi nga klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"