E konfirmon klubi italian/ Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare pozitiv me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 18:26

E konfirmon klubi italian/ Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare pozitiv me Koronavirus

Pas Thomas Strakoshës, edhe gardiani tjetër i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Etrit-Berisha-Spal-2019-2020

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i SPAL-it nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet se pas angazhimeve me ekipin Kombëtar, 31-vjeçari është infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Berisha është aktualisht i karantinaur, teksa klubi italian bën me dije se lojtari nuk ka pasur kontakt me asnjë prej anëtarëve të tjerë të ekipit. Portieri shqiptar e kreu ditën e djeshme tamponin, i cili e nxori pozitiv me COVID-19.

sPAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"