E kërkonin PSG-ja dhe Atletiko Madridi, ish-futbollisti i Interit arrin akordin me Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:50

E kërkonin PSG-ja dhe Atletiko Madridi, ish-futbollisti i Interit arrin akordin me Mançester Junajtid

Mançester Junajtid është pranë finalizimit të transferimit të futbollistit portugez Aleks Tejes. Mbrojtësi i majtë luzitan ka arritur akordin personal me “Djajtë e Kuq”, dhe sipas medias portugeze “A Bola” drejtuesit anglezë i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare lojtarit të Portos me një pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Alex-Telles
Ish-futbollisti i Interit në sezonin 2015-2016 kërkohej nga PSG-ja dhe Atletiko Madridi, por oferta e “Djajve të Kuq” e bindi mbrojtësin luzitan dhe agjentin e tij.

E vetmja pikë për t’u diskutuar ka mbetur shifra e transferimit të lojtarit. Porto kërkon  19.6 milionë euro për Tejesin, ndërsa Mançester Junajtid kërkon që kjo shifër të reduktohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"