E kërkojnë shumë klube, sulmuesi gjerman vendos vetë: Ose Liverpulin, ose nuk largohem!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 18:22

E kërkojnë shumë klube, sulmuesi gjerman vendos vetë: Ose Liverpulin, ose nuk largohem!

Timo Verner dëshiron vetëm të luajë për Liverpulin.
verner
Sulmuesi i Lajpcigut kërkon medoemos që të largohet nga skuadra vetëm për të firmour me kampionët në fuqi të Europës. Në rast se transferimi drejt “Anfild Roudit” nuk realizohet, futbollisti gjerman do të qëndrojë te Lajpcigu.

Vetë lojtari e ka shprehur disa herë vlerësimin për trajnerin e Liverpulit Jurgen Klop dhe filozofinë e tij të lojës. Megjithëse, Verner ka biseduar rreth të ardhmes me Bajern Mynihun dhe Mançester Junajtid, vetë lojtari shprehet se dëshiron vetëm Liverpulin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"