E kërkoi edhe Tirana, trajneri befason me shifrat për yllin kosovar: Na kanë ofruar 800 mijë euro, por klubi do mbi 1 milion   

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 23:57

E kërkoi edhe Tirana, trajneri befason me shifrat për yllin kosovar: Na kanë ofruar 800 mijë euro, por klubi do mbi 1 milion   

Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj ishte një nga dëshirat e mëdha të Tiranës në merkaton e janarit, por transferimi i yllit kosovar drejt bardhebluve duket një mision i pamundur.  

malisheva-1-1130x635

Në një prononcim të dhënë së fundmi në mediat kosovare, trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka zbuluar oferta e majme që kanë mbërritur në adresë të klubit për talentin Hazrollaj. Bëhet fjalë për plot 800 mijë euro, por sipas trajnerit Kida, drejtuesit e Malishevës kërkojnë mbi 1 milionë euro.  

“Për Drilon Hazrollajn ka interesim nga disa klube evropiane, gjasat janë të vogla që ai të shitet në ndonjë klub në rajon. Një klub evropian ka ofruar 800 mijë euro, por klubi kërkon mbi 1 milion euro”, ka thënë Kida. 

Hazrollaj këtë sezon me FC Malishevën ka shënuar tetë gola dhe është vetëm 19 vjeç. Lojtari  ka shpërthyer dhe në 17 ndeshje, veç tetë golave, ka dhënë edhe pesë asiste, duke qenë në fushë 1486 minuta. Ai luan qendërsulmues, pas sulmuesit të parë apo në krahun e djathtë. 

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Halili shkund skuadrën para sfidës me Egnatian, Tirana tani kërkon zbulimin e kampionatit kosovar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"