“E kam merituar ftesën nga Kombëtarja”, rrëfimi special i Jasir Asanit: S’jam rebel, por me mentalitet kampioni! Ja për kë bëj tifo në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 22:43

“E kam merituar ftesën nga Kombëtarja”, rrëfimi special i Jasir Asanit: S’jam rebel, por me mentalitet kampioni! Ja për kë bëj tifo në Europë

Jasir Asani është një nga futbollistët më në formë te Partizani. 25-vjeçari nga Shkupi, në një rrëfim special, në emisionin “Sport News” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, foli për eksiperiencën e tij me të kuqtë dhe jo vetëm, teksa ndër të tjera u shpreh se gjatë kësaj periudhe e ka merituar një festë nga Kombëtarja shqiptare. 

enxhi-770x433

KUPA- Çdo ndeshje kemi marrë maksimumin dhe kemi dhënë maksimumin, e merituam fitoren, por e panë të gjithë si shkoi ndeshja. Jemi të lumtur për paraqitjen që bëmë.

OBJEKTIVI- Te Partizani që kur fillon sezon mendojnë të gjithë për titullin kampion, ti marrim ndeshjet një nga një dhe shpresoj që në fund të arrijmë objektivin. Ka ekipe të mira shumë, Tirana, Vllaznia, Laçi. Për mendimin tim, ne kemi veten tonë më të vështirë. Po ti marrim ndeshjet një nga një, nuk do na ndalojnë ekipet e tjera.

MERKATO- Me problemet që ka pasur Partizani, me bllokimin e merkatos, besoj se lojtarët kanë dhenë maksimumin. Jemi të kënaqur me Europën, do të jemi më të lumtur, po e fituam titullin kampion.

E ARDHMJA– Kam akoma kontratë, nuk mund të them që mund të ikim. Tani jam foksuar vetëm te Partizani. Të fitojmë titullin kampion, më pas të ulemi me presidentin dhe të flasim.

SJELLJA NË FUSHË- Jam me mentalitet kampioni, çdo ndeshje kam qejf të fitoj, kështu jam rritur. Nuk jam rebel.

TRAJNERI ILIR DAJA- Kam mendim të mirë për trajnerin. Na ka bërë si një familje, që kur ka ardhur, kemi një raport të mirë. Na thotë që të japim maksimumin dhe të mos mendojmë për ditët e nesërme, na thotë që jemi lojtarët më të mirë dhe e kemi treguar veten.  Na kanë munguar shumë tifozët, na motivojnë shumë, shpresoj që të kthehen shumë shpejt, se na duhet mbështetja e tyra.

bandicam 2021-04-14 17-33-31-121

KALIMI NË SUEDI- E fillova mirë në ndeshjet miqësore. Ishte një situatë shumë e keqe nga Koronavirusi dhe nuk mund atë vazhdoja atje. Unë mendoj se kam kaluar shumë mirë atje dhe kam kaluar një kohë të bukur. Kam kontakte me të gjithë që janë në klub. Më kanë lënë përshtypje të mira dhe vazhdojmë të flasim.

JETA NË SHQIPËRI- Kur erdha në Shqipëri kishte shumë lojtarë nga Maqedonia. Tani jemi bërë edhe shumë Hasani. Luajmë për një klub të madh siç është Partizan i. U bënë shumë vite në Tiranë dhe më pëlqen gjithçka këtu. Partizani është një familje e madhe jam i lumtur këtu.

E ARDHMJA- Tani për tani nuk kam menduar për ndonjë ekip të madh. Kam menduar për shumë ekipe, por duhet të presim, pasi tani deri në fund të sezonit jam i fokusuar vetëm te Partizani. Bëj tifo për Barcelonën.

KOMBËTARJA- Unë besoj se e kam merituar ftesën nga Kombëtarja, por trajneri dhe të tjerët e dinë më mirë. Unë duhet ët jap më të mirën tani dhe mendoj se ftesa nga Kombëtarja do vijë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"