“E kalojmë Erzenin”, kapiteni i Teutës flet para sfidës me shijakasit: Pres një derbi me shumë tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 12:10

“E kalojmë Erzenin”, kapiteni i Teutës flet para sfidës me shijakasit: Pres një derbi me shumë tifozë

Ditën e nesërme, Teuta do të luajë sfidën e radhës përballë Erzenit në një derbi nga i cili pritet shumë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi i Teutës, Blerim Kotobelli, analizoi durrsakët në të gjitha aspektet, duke filluar që nga sfida ndaj Erzenit, dhe deri tek aspekti psikologjik.

ILIRID ADEMI BLERIM KOTOBELLI

 

Si është atmosfera në skuadër në prag të derbit ndaj Erzenit?

Atmosfera është tepër pozitive, plus dhe fitores së fundit, por dhe loja mirë që kemi bërë. Atmosfera është pozitive për vetë faktin se derbi i prodhon këto, të gjithë janë të motivuar, jemi stërvitur fort dhe nuk e kemi ulur doza e entuziazmit, pavarësisht fitores së fundit.

Si paraqitet gjendja në skuadër 24 orë para derbit ndaj Erzenit?

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Por derbi është për t’u fituar dhe nuk ka vend për justifikime. Çdo lojtar që do të hidhet në fushë do të japë maksimumin për të marrë fitoren e radhës dhe të vijomë me ecurinë pozitive.

Si është skuadra në aspekti psikologjik?

Derbi është për t’u luajtur dhe përjetuar. Kur e ke për herë të parë, sado të merresh me këtë aspekt nuk arrin shumë. Stafi ka punuar që mos të kemi dozë të shtuar emocionale, pasi del logjika e lojës në plan të dytë. Stafi ka punuar që doza emocionale të mos jetë e lartë, për të kaluar në stres.

Besoni se do të vijoni ecurinë e mirë?

Nga ana psikologjike mund të jetë vazhdimësi, pasi ekipi që fiton në derbi ka bonus për vazhdimësinë. Ka dhe javë të tjera, janë shumë javë të tjera. Në objektivat afatshkurtra është fitorja, ndërsa në objektiva afatgjata janë dhe 3 derbe të tjera për t’u luajtur mbas këtij të nesërmit.

Do të ishit i kënaqur me barazimin?

Neve për asnjë arsye nuk do të hyjmë për barazim, besoj se nuk jemi futur asnjëherë për barazim, ashtu siç nuk do të hyjmë as nesër. E dimë që derbet prodhojnë pak spektakël, pasi motivimi dhe lufta janë në maksimum dhe kjo është në kurriz të spektaklit. Me gjithë respektin për kundërshtarin nuk hyjmë për barazim, sepse në një ndeshje derbi futesh gjithmonë për ta fituar.

Keni një thirrje për tifozët e Teutës?

Ne e kemi të qartë që ndeshjet luhen për tifozët dhe çdo futbollist do të kërkojë kapacitet 100%, unë i bëj thirrje të jenë sa më të shumtë pasi me ta jemi më te fortë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"