“E humba vendin tim kur kalova në Shqipëri”, Egbo: Ja 2 lojtarët e Superiores që duhen të grumbullohen me kombëtaren e Nigerisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 21:30

“E humba vendin tim kur kalova në Shqipëri”, Egbo: Ja 2 lojtarët e Superiores që duhen të grumbullohen me kombëtaren e Nigerisë

Emanuel Egbo po bën një punë të shkëlqyer si trajner i Tiranës, më të cilët është shumë afër titullit kampion. Në një prononcim të dhënë së fundmi, tekniku bardheblu është shprehur se janë shumë lojtarë nga kampionati shqiptar që mund të thirren nga kombëtaret e tyre.egbo

Për “allnigeriasoccer.com”, Egbo është shprehur se Ngo dhe Nuabueze mund të bëjnë shumë mirë te Nigeria dhe duhet t’iu jepet një mundësi nga trajneri i kësaj kombëtareje.

Kujtojmë se Ngo mund të luajë për Nigerinë dhe Kamerunin për shkak të nënës dhe gjyshit të tij, por edhe për Anglinë, vend ku ai është lindur. Ndërsa Nuabueze, ka mundësinë të luajë për Nigerinë, por edhe për Amerikën, pasi ka pasaportë të këtyre të fundit.majkell ngo

“Ngo është asistuesi me i mirë te Tirana dhe një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Në ndeshjen ndaj Vllaznisë ai shënoj një gol dhe dha 2 asiste. Çdo lojtar mund të thirret në kombëtare. E humba vendin tim në kombëtare që kur kalova në Shqipëri, sepse trajnerët e shikojnë këtë si një kampionat të vogël dhe nuk e dinë se është i zhvilluar. Ka sulmues nigerianë që bëjnë shumë mirë në Shqipëri.

Kirian Nuabueze, i cili ka pasaportë amerikane, është golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe ka shumë prej tyre që thonë pse nuk janë thirrur nga kombëtaret. Ata duhet të grumbullohen pasi janë lojtarë të mirë dhe duhet t’iu jepet mundësia.nUABUEZE

Gjithashtu unë mendoj se Ngo gjithashtu mund të bëjë mirë te kombëtarja nigeriane nëse thirret, pasi ai ka luajtur në të njëjtën akademi me Stërling. Ai ka shumë përvojë dhe është rritur shumë si lojtar. Është shumë i gjatë, gati 2 metra, shumë i fortë dhe i mirë në duelet 1 kundër 1.”, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"