E do me patjetër në skuadër, Lacio më pranë Kumbullës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 14:09

E do me patjetër në skuadër, Lacio më pranë Kumbullës

Për Marash Kumbullën po zhvillohet garë e fortë mes Lacios dhe Interit, se kush do ta marrë në skuadër. Verona e vlerëson mbrojtësin shqiptar 30 milionë euro.

Kumbulla

Por mesa duket Lacio ka hedhur një hap para në garën për Kumbullën. Ekipi lacial po mendon të ofrojë 20 milionë euro dhe dy futbollistë, për të bindur Hellas Veronën. Lacio është gati ti ofrojë Veronës kartonin e Andre Anderson dhe Kristiano Lombardi plus 20 milionë euro.

“Corriere dello Sport” shkruan se Lacio kërkon me patjetër ta ketë Kumbullën në skuadër për sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"