E do kombëtarja greke, një talent shqiptar debuton me fanellën e Panathinaikosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 18:10

E do kombëtarja greke, një talent shqiptar debuton me fanellën e Panathinaikosit

Talenti shqiptar, Kristo Shehu ka debutuar ditën e sotme me fanellën e Panathinaikosit në Superligën greke. 18-vjeçari u hodh në fushë nga trajneri Donis në minutën e 82-të të takimin, pikërisht në sfidën ndaj Panioniosit të Durmishajt që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Panathinaikosit.

talenti-panathinaikos-470x329

Shehu ka qenë më parë pjesë e skuadrës së 19-vjeçarëve kuqezinj nën drejtimin e Erjon Bogdanit, apo edhe të skuadrës së 17-vjeçarëve të drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç.

sds6

Shqiptari është i lindur në Greqi dhe zotëron pasaportën helene dhe mësohet se ka shprehur dëshirën për të luajtur me Greqinë duke “tradhtuar” kështu fanellën kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"