“E dinim që Egnatia do të luante mbyllur”, Vukiçeviç pas disfatës: Nuk do të jetë si sezonin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 17:36

“E dinim që Egnatia do të luante mbyllur”, Vukiçeviç pas disfatës: Nuk do të jetë si sezonin e kaluar

Laçi pësoi një humbje me rezultatin 0-1 në shtëpi përballë Egnatias, në javën e tretë të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i kurbinasve, Dejan Vukiçeviç, nuk e fshehu dot zhgënjimin për këtë rezultat.

vukicevic

“Nuk mendoj se duhet të humbnim. Ekipi kundërshtar luajti shumë mbyllur. Ishte e vështirë për të bërë mirë në sulm. Kemi bërë një ndeshje të vështirë me pak sulme. E dinim që ekipi kundërshtar do të luante mbrapa. Jemi përballur me një ekip që ka luajtur kështu. Kemi provuar nga krahët sepse ishte mënyra e vetme për t’i mundur. Futbolli luhet për gol. Ne nuk kemi luajtur mirë prandaj ekipi kundërshtar ka fituar. Kemi shumë mungesa, por ky nuk është justifikim. Kishin rastet tona. E vetmja gjë që më pëlqeu ishin 10-15 minutat e fundit ku kishim dy raste shumë të mira për të shënuar, por që se bëmë.

Deja vu e sezonit të shkuar? Shpresoj që mos të jetë kështu. E vërtetë që humbëm me Egnatian sezonin e shkuar, por këtë vit Laçi është një skuadër tjetër, ndërsa Egnatia një skuadër tjetër. Nuk mendoj se gjërat do të shkojnë si sezonin e shkuar”, u shpreh Vukiçeviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"