“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë”, Martini: Kupa është mënyra e vetme për të tentuar Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 19:24

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë”, Martini: Kupa është mënyra e vetme për të tentuar Europën

Teuta arrti një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë në derbin me Erzenin. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës së tij, teksa tashmë mendon për ndeshjen e radhës me Tiranën në Kupë, të cilën e sheh si rrugën e vetme për Kupat e Europës.

bandicam 2024-03-02 19-17-18-218

“Shumë kujdes, duhej t’i jepej qetësi lojtarëve. Ne kishim punuar me goditje standarde. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Shënuam dy herë, mbajtëm topin në këmbë, nuk u vumë nën presionin e kundërshtarit. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme për ne.

Unë di që të dy, edhe Jazxhi edhe Gjini janë lojtarë të kompletuar. Janë të rinj akoma. Kanë shumë të ardhme. Duhet edhe pak më tepër që të përmirësohen.

Mos harrojmë që dhe Daja na u kthye nga lëndimi. Kisha shumë dëmtime dhe ishte shumë e rëndësishme që të mbanim lojtarë. Duke pasur parasysh që dhe lojtarët që ishin në nxehje ishin të dëmtuar, lodha pak më shumë dhe Dacin dhe Llocin. Jam i kënaqur që nuk i futa në lojë sot dhe i lash të pushoja.

Edhe në Rrogozhinë nuk pësuam gol, edhe sot nuk pësuam. Nga ndeshja në ndeshje, djemtë kanë rëndësi që të rrisin besimin te vetja. Por duke mos pësuar është një armë plus që të jep besimin për të vazhduar përpara.

Kupa? Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Është mënyra e vetme që të tentojmë Kupat e Europës. Mendoj se kemi një gjendje optimale deri ditën e mërkurë. Do shkojmë të tentojmë gjithçka për gjithçka.

Unë e kam thënë që ditën e parë, që Vllaznia ka ekipin më të mirë për të dalë kampion. Më bëhet shumë qejfi që fituan sot, sepse kanë lojtarë shumë të mirë dhe një tifozeri shumë të mirë”, tha Martini për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"