“E dija ku do e gjuante penalltinë Ujka”, Pano Qirko: Me Vllazninë ndeshje direkte por ne triumfojmë gjithmonë në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 18:26

“E dija ku do e gjuante penalltinë Ujka”, Pano Qirko: Me Vllazninë ndeshje direkte por ne triumfojmë gjithmonë në “Air Albania”

Partizani mori një barazim 1-1 në Kurbin përballë Laçit, duke marrë një pikë dhe qëndruar e qetë në zonën e “Final 4”. Heroi i “demave” në këtë ndeshje ishte Pano Qirko. Portieri priti një penallti të Serxho Ujkës, duke mos lejuar ekipin e tij të dalë me humbje nga Laçi. Pas përfundimit të ndeshjes ai tha se e dinte se ku do ta gjuante penalltinë Ujka sepse ka qenë shok ekipi tek Bylisi:

bandicam 2024-03-30 17-25-57-270

“Me Ujkën kam qenë të Ballshi në ekip, mbaj mend që ka gjuajtur penallti në krahun tjetër, por e ndryshoi sepse mendoi se unë e dija.

Beri të kundërtën, besoj se ai e dinte dhe bëri të kundërtën, prandaj edhe unë bëra të kundërtën duke e pritur.

Ka pasur tension shumë sepse ishim edhe me një lojtar më pak, gjerat na u vështirësuan. Me njëri-tjetrin kemi pasur më shumë komunikim në ndeshje, duke mbrojtur edhe detyrat e secilit, kemi luajtur edhe për Carën. Çdo lojtari i ndodh që të marrë karton të kuq por kemi luajtur për të edhe për njeri-tjetrin, në këtë ekip shmanget presioni. Sado që një lojtar e ka presionin te vetja sepse është një ekip i madh, por këtu shmanget.

Është ndeshje direkte ajo me Vllazninë, në “Air Albania” gjithmonë kemi triumfuar me ekipet e forta/ Besoj se do futemi për fitore që të marrim vendin e dytë që të jemi më të qetë më pas”,- tha Qirko për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"