E BUJSHME/ Rashica nis negociatat me klubin e Serisë A, pritet të luajë me shqiptarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:16

E BUJSHME/ Rashica nis negociatat me klubin e Serisë A, pritet të luajë me shqiptarë të tjerë

Milot Rashica ka bërë performanca mjaft të mira në Bundesligë me Verder Bremen. Në ndeshjen e fundit kosovari shënoi duke ndihmuar ekipin e tij të marrë një fitore mjaft të rëndësishmë për objektivin mbijetesë.

rashicaa

Verder Bremen e evitoi rënien nga kategoria por do të luajë në Play Off. Nëse Verder Bremen qëndron në Bundesligë edhe sezonin tjetër vlera e kartonit të sulmusit shqiptar mund të rritet.

U përfol se Rashica do zëvendësonte Vernerin tek Lajpcigu, por së fundmi interes ka shfaqur edhe Napoli. Rashica tek Napoli do gjente edhe shokun e tij te kombëtarja e Kosovës Rrahmanin që sezonin tjetër do veshë fanellën ngjyrë blu si dhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"