E BUJSHME/ Një rival i ri për Brojën te Çelsi, sulmuesi i talentuar francez kalon vizitat mjekësore me “Blutë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 15:19

E BUJSHME/ Një rival i ri për Brojën te Çelsi, sulmuesi i talentuar francez kalon vizitat mjekësore me “Blutë”

Çelsi kryen një lëvizje surprizë dhe të bujshme edhe pse merkatoja është mbyllur disa javë më parë, duke afruar në “Stamford Bridge” Kristofer Nkunku.

NKUNKU

Siç raporton prestigjiozja gjermane “Bild”, sulmuesi i talentuar francez ka kaluar vizitat mjekësore me “Blutë” disa javë më parë, në një takim sekret që Nkunku ka pasur me drejtuesit e klubit nga Londra.

Tod Bohli po punon që t’i ofrojë 24-vjeçarit një kontratë afatgjate, teksa nga ana tjetër po mundohet të bindë Lajpcigun që të pranojë 60 milionë eurot e ofruara për lojtarin më të mirë të Bundesligës sezonin e shkuar.

Nëse të dyja palët bien dakord, Nkunku do të jetë futbollisti i Çelsit në verën e 2023, teksa për Brojën do të shtohet një rival i ri për vendin në formacion, edhe pse francezi mund të luajë në disa pozicione në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"