E bujshme nga Italia/ Roko Vata drejt Serisë A, për talentin 18-vjeçar interesohet skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 20:37

E bujshme nga Italia/ Roko Vata drejt Serisë A, për talentin 18-vjeçar interesohet skuadra e…

Talenti 18-vjeçar Roko Vata, mund të hedh një hap të madh në karrierën e tij. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, pritet të largohet nga Sëlltik, teksa të shumta kanë qenë interesimet për të nga klube të rëndësishme Europiane.  

roko vata

Mediat italiane raportojnë se, Atalanta është skuadra që interesohet më shumë për shërbimet e lojtarit shqiptar. Ka shumë gjasa që ky transferim të ndodh në merkaton e janarit dhe Roko t’i bashkohet Serisë A.   

roko vata selltik

Edhe pse nuk është provuar në nivele të larta, Roko ka shënuar 11 gola në 18 paraqitje këtë sezon deri më tani, duke u vlerësuar si një nga talentet më premtues të momentit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"