E BUJSHME/ Në skenë për Edinson Kavanin del Bajern Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 18:51

E BUJSHME/ Në skenë për Edinson Kavanin del Bajern Mynih

Edinson Kavani pasi i dha lamtumirën PSG, tani duhet të zgjedhë ekipin e ri. Sulmuesi uruguajan nuk pranoi të rinovonte me klubin francez dhe u largua si lojtarë i lirë.

levandovski

Për Kavanin interesohen shumë skuadra brenda dhe jashtë Europës. Por interesante dhe pak e papritur është interesimi që ka ardhur nga Bajern Mynih. Bavarezët po mendojnë ta afrojnë sulmuesin uruguajan si një zëvendësues për Robert Levandovskin. Sipas “Le10sport” kampionët e Gjermanisë kërkojnë një zëvendësues për sulmuesin Levandovski dhe Kavani duket zgjedhja e duhur.

Sigurisht që roli i uruguajanit nuk do jetë protagonist, pasi do jetë sulmues i dytë pasi zgjedhja e parë e bavarezëve është Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"