E BUJSHME/ Hamilton drejt titullit të 8-ë kampion bote, nisin hetimet ndaj Red Bullit. Shpreson edhe Ferrari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 18:48

E BUJSHME/ Hamilton drejt titullit të 8-ë kampion bote, nisin hetimet ndaj Red Bullit. Shpreson edhe Ferrari

Duket se lajme të mira kanë ardhur më në fund për Luis Hamilton, ndërsa e kundërta mund të thuhet për Maks Vershtapen dhe Red Bull.

Collage Maker-30-Sep-2022-06.47-PM

Siç bëhet me dije së fundmi, kanë nisur hetimet ndaj skuadrës austriake, pasi ka kaluar buxhetin e lejuar në vitin 2021.

Nëse rezulton se rregulli është thyer, atëherë kjo do të çonte në ulje të pikëve që Red Bull ka grumbulluar sezonin e shkuar ose gjobë për skuderinë austriake.

Gjithashtu shpresat shtohen dhe për Ferrarin, sepse nëse kalimi i buxhetit është bërë edhe këtë sezon, atëherë mund t’i ulen dhe pikët që ka grumbulluar këtë vit, gjë që do të rihapte dhe njëherë kampionatin dhe mund të shtonte shpresat për “kokëkuqen” dhe Lëklerkun.

Gjithashtu nën hetim është edhe Aston Martin për të njëjtën arsye.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"