E bujshme/ Gatuzo drejt shkarkimit, Venger takohet me drejtuesit e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2018 | 23:38

E bujshme/ Gatuzo drejt shkarkimit, Venger takohet me drejtuesit e Milanit

Vendi i Xhenaro Gatuzos te skuadra e Milanit gjithnjë e më shumë po vihet në diskutim. Humbja në shtëpi me Betis Sevija në Ligën e Europës, e cila vjen katër ditë pas humbjes së nxehtë në derbi, po e shtyn gjithnjë e më shumë Gatuzon larg Milanit.

gatuzo

Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ka pasur dhe një takim me Leonardon dhe Maldinin në stadium, ku nuk pati një vendim konkret për të ardhmen e trajnerit italian.

Venger

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, flitet se ka pasur kontakte konkrete dhe takime nga drejtuesit e Milanit me trajnerin francez, Arsen Venger i cili është një nga kandidatët e mundshëm për stolin e kuqezinjve së bashku me Donadonin dhe Antoni Konten, por ky i fundit ndodhet më afër Realit të Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"