E bujshme/ E zbulojnë mediat italiane, pasuesi i Anjelit në krye të Juves mund të jetë… kushëriri i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 22:48

E bujshme/ E zbulojnë mediat italiane, pasuesi i Anjelit në krye të Juves mund të jetë… kushëriri i tij

Përfshirja e Andrea Anjelit në krijmin e Super Ligës, e ka shfuqizuar shumë figurën e tij si president i Juventusit, aq sa në Itali kanë filluar të supozojnë për emrin e zëvendësuesit të tij.

anjeli

Sipas “Corriere della Sera”, zëvendësuesi i Anjelit mund të jetë një kushëri i tij i quajtur Alesandro Nasi. Sipas të përditshmes italiane, Nasi u rrit me urrejtje sepse ishte gjatë gjithë kohës nën hijen e kushëririt të tij Anjeli dhe tani mund të jetë pikërisht momenti i suksesit të tij.

46 vjeçari është një biznesmen i suksesshëm teksa pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shtet e Bashkuara, dhe ka marrë mësime në “Wall Street”. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditën në vazhdim, por krisjet e para Brenda familjes kanë filluar.

Ndërkohë Nasi është  partner në biznes dhe me ish-gruan e portierit të Juventusit, Xhianluigji Bufon, Alena Seredova me të cilën portieri ka dhe dy fëmijë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"