E BUJSHME/ Bruno Dita largohet nga Skënderbeu, mesfushori bardhekuq firmos me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 4, 2020 | 18:56


E BUJSHME/ Bruno Dita largohet nga Skënderbeu, mesfushori bardhekuq firmos me skuadrën e re

Duket se ky do të jetë sezoni i fundit i Bruno Ditës te Skënderbeu, pasi shumë shpejt mesfushori pritet të largohet.Dita-goli

Futbollisti pritet të vazhdojë karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të luajë për Shkëndijën e Tetovës. Madje sipas asaj që shkruan “Sportmedia.mk”, Dita ka firmosur kontratën me klubin tetovar dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes.

Mesfushorit i skadon kontrata me Skënderbeun dhe do të largohet si një lojtar i lirë. Sipas burimit të sipërpërmendur gjithçka është mbyllur në lidhje me këtë marrëveshje dhe prezantimi pritet të vijë shumë shpejt.

“Sipas burimeve tona, drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës tashmë kanë nënshkruar me Bruno Ditën, një mesfushor i cili vjen nga skuadra e Skënderbeut dhe vjen si një lojtar i lirë. Prezantimi me fanellën e Shkëndijës pritet në orët e ardhshme ose gjatë fundjavës.”, shkruan “Sportmedia.mk”, në lajmin për Ditën.

faksimile

Faksimile e lajmit ku thuhet se Dita ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com