E blenë për 35 milionë euro, ja si përgjigjet Sarri për Kulusevskin: Pres…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 14:55

E blenë për 35 milionë euro, ja si përgjigjet Sarri për Kulusevskin: Pres…

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri pranon se blerja më e re e bardhezinjve gjatë merkatos së janarit Dejan Kulusevski nuk do të luajë për kampionët e Italisë deri në fund të sezonit pasi duhet të përfundojë huazimin te Parma.

Smorfia-coincidenze-e-Champions-il-cacciatore-Sarri-compie-61-anni-1024x576

Në prag të takimit të nesërm në kampionatin italian kundër Parmës, Sarri bëri me dije se pret ta ketë nën urdhrat e tij 19-vjeçarin suedez pas 6 muajsh.

A do të luajë Kulusevski në janar me Juventusin? Pyesni drejtorin Paratiçi, por unë nuk besoj se do të luajë me ne tani. Nuk kam shpresë se do ta shohë tani këtu, por pres ta kem nën urdhra pas 6 muajsh”, deklaroi Sarri.

Falë paraqitjeve pozitive me Parmën këtë periudhë të parë të sezonit 2019-2020, Juventusi arriti marrëveshjen me Atalantën që ta blinte Kulusevskin për shifrën e 35 milionë €, por sipas marrëveshjes mes Atalantës dhe Parmës, futbollisti do të përfundojë huazimin te skuadra nga Emilia-Romanja deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"