E ardhmja janë të rinjtë, ja rruga që do të ndjekë Bylisi për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 2, 2020 | 9:50


E ardhmja janë të rinjtë, ja rruga që do të ndjekë Bylisi për sezonin e ri

Bylisi pritet që të jetë një skuadër aktive në merkaton e kësaj vere dhe hapi i parë mund të jetë rikthimi i lojtarëve të cilët i kanë huazuar në skuadra të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ballshiotët kanë një skuadër tjetër të “shpërndarë” nëpër Shqipëri, duke filluar nga klube si Devolli, Oriku, apo dhe Pogradeci.
bylisii
Portieri Kostandin Dramolli dhe mesfushori Jurgers Liçkollari ishin pjesë e liqenorëve në sezonin e fundit, mbrojtësi i majtë Sadik Çela u aktivizua te Devolli, si edhe mesfushori Ervis Kasaj. Pa harruar edhe mesfushorin Amar Kapllanaj që në dy sezonet e fundit ka luajtur në radhët e skuadrës së Tiranës B. Këta lojtarë pritet që të plotësojnë organikën e mallakastriotëve, ndërsa do të jetë trajneri Veljko Dovedan ai që do të vendosë nëse do të rrinë apo jo për sezonin 2020-2021, pasi t’i testojë ato.
bylisi
Krahas ndërtimit të skuadrës së parë, në Ballsh do të shohin mundësinë e afrimit të lojtarëve të rinj të perspektivës. Pasi është bërë e detyrueshme edhe pjesëmarrja në garë zyrtare e skuadrës U-21, ky hap është i pashmangshëm. Klubi do të bazohet te disa lojtarë që u kalon mosha nga skuadra U-19 e akademisë, ndërsa në ekipin e parë ka futbollistë të cilët janë ende të rinj dhe luajnë me U-21, që kanë qenë titullarë në skuadrën e parë si: Hadroji, Qardaku apo ndonjë tjetër. Ndaj edhe merkatoja duhet që të jetë e përzgjedhur detyrimisht këtë verë, pasi do të mendohet për dy skuadra.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com