E ardhmja e Gjimshitit e pavendosur, mbrojtësi kërkohet edhe nga klubi i madh italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 16:15

E ardhmja e Gjimshitit e pavendosur, mbrojtësi kërkohet edhe nga klubi i madh italian

Me merkaton drejt mbylljes, mbetet ende e paqartë e ardhmja e Berat Gjimshitit. Teksa emri i tij lakohet tek Krasnodari por edhe tek Sasuolo, tashmë në skenë ka dalë edhe klubi i Sampdorias. Xhenovezët janë në kërkim të një qendër mbrojtësi, por Lorenco Toneli i Napolit mbetet alternativë e parë.

gjimshiti

Megjithatë, edhe pse ekzistojnë ofertat në drejtim të Gjimshitit, nuk përjashtohet që mbrojtësi i Kombëtares të vazhdojë të qëndrojë tek Atalanta, duke parë dëmtimet e shumta në repartin e mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"