Dy mungesa të sigurta kundër Laçit, ja si paraqitet situata tek Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 9:40

Dy mungesa të sigurta kundër Laçit, ja si paraqitet situata tek Dinamo

Lorenco Vila dhe Klevi Qefalia janë dy mungesat e sigurta të Dinamos për ndeshjen e sotme në Laç.

dinamo

Sulmuesi durrsak është i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndeshjen me Partizanin, ku Dinamo fitoi 2-1 dhe ai realizoi golin e dytë. Ndërsa mesfushori Qefalia ka një dëmtim që nga koha kur ishte te Tirana dhe për ndeshjen e sotme stafi teknik nuk ka dashur ta rrezikojë.

Mesfushori i ri ka luajtur pak minuta në dy ndeshjet e fundit në kampionat, por nuk është ne gjendjen e duhur fizike. Mbetet për t’u parë ndërkohë se çfarë do të ndodhë me Andonin, që ka bërë stërvitje me grupin, edhe pse jo në 100 %. Nëse rikuperohet në kohë, do të sillte qetësi për trajnerin Mehmeti, në të kundërt do të ishte vërtet problem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"