Dy miqësore të humbura, Partizani i jep fund përgatitjeve në Antalia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 12:59

Dy miqësore të humbura, Partizani i jep fund përgatitjeve në Antalia

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve në tokën turke. Kampionët e Shqipërisë qëndruan dhe u përgatitën, për pjesën e mbetur të sezonit, në Antalia, përgjatë 12 ditëve, teksa kanë pasur një program të ngjeshur me ngarkesa të larta fizike.

PARTIZANI

Gjatë kësaj minifaze  përgatitorë, ekipi i drejtuar nga Sormani, luajti dy miqësore me Trabznsporin dhe Honved, të cilat i humbi të dyja, pa gjetur rrugën e rrjetës.

Në mbrëmjen ekipi do të rikthehet në kryeqyet, për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti me Skënderbeun, të vlefshme për kampionat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"