Dy humbje radhazi, Laçi kërkon kthesën në Gjirokastër me… Memellin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 11:00

Dy humbje radhazi, Laçi kërkon kthesën në Gjirokastër me… Memellin

Migen Memelli është trajneri i tretë që do ta drejtojë Laçin në këtë pjesë të parë të sezonit 2018-2019. Kurbinasit e nisën aventurën europiane me trajnerin Besnik Prenga, ku shkuan deri në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Europës. Më pas, trajneri Prenga u largua drejt Kroacisë dhe drejtimin e kurbinasve e mori Artan Mërgjyshi.

memelli

Trajneri kryeqytetas është larguar pas javës së dhjetë, ku Laçi mori 16 pikë nën drejtimin e Mërgjyshit dhe tani është radha e Migen Memellit për të debutuar si trajner i parë te kurbinasit. Ish-sulmuesi i disa skuadrave në Superiore u afrua para disa javësh te Laçi në rolin e zv.trajnerit dhe pas largimit të Mërgjyshit, ai është emëruar si trajner i përkohshëm, por nëse ecën mirë mund të vazhdojë edhe më gjatë.

laci

Laçi i Memellit do të jetë sot mysafir në Gjirokastër, ku përballë Luftëtarit do të luhet pa praninë e tifozëve. Pas dy humbjeve radhazi, kurbinasit do të kërkojnë kthesën. Lajm i mirë për trajnerin Memelli është se ka një grup thuajse të plotë dhe të gjithë titullarët e aktivizuar në fazën e parë janë të gatshëm për transfertën e Gjirokastrës. Në fazën e parë triumfues kanë dalë kurbinasit, që në shtëpinë e tyre fituan 2-1 ndaj Luftëtarit. Shtubina dhe Gjoni në minutën e 94-t përmbysën golin e Shkurtajt, i cili në minutën e 44-t kaloi në avantazh provizor Luftëtarin në Laç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"