Dy humbje në dy ndeshje, kuqezinjtë e Beqirit zhgënjejnë përballë Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2019 | 12:33

Dy humbje në dy ndeshje, kuqezinjtë e Beqirit zhgënjejnë përballë Turqisë

Kombëtarja U-17 ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje që ka zhvilluar deri më tani në “Mercedez Benz Cup 2019”, që zhvillohet në Turqi. Skuadra e udhëhequr nga Elvin Beqiri është mundur me rezultatin e pastër 3-1, nga Turqia.

Shqiperia U17

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 3-të me anë të Caglar. Në minutën e 38-të kuqezinjtë ishin të pafat me Pengun që shënon një autogol. Reagimi vjen menjëherë dhe në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të, kapiteni Mitaj shënon nga penalltia.

Pjesa e dytë fillon me gol për Turqinë që dërgon shifrat në 3-1 me anë të Bajram, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund. Kjo ishte humbja e dytë pas asaj të djeshmes me Anglinë, me rezultatin 0-2. Në 17 janar do të luhet sfida tjetër me Moldavinë, në orën 15:00. Një sfidë me e lehtë në letër në krahasim me dy sfidat e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"