Dy gola për 2 minuta, skuadra e Kategorisë së Parë përmbys Bylisin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 20:35

Dy gola për 2 minuta, skuadra e Kategorisë së Parë përmbys Bylisin në miqësore

Besa e Kavajës vazhdon të surprizojë në sfidat miqësore. Pas Skënderbeut, skuadra verdhezi, ka mposhtur një tjetër ekip të Superiores, bëhet fjalë për Bylisin. Të besuarit e Kashamit, triumfuan ditën e sotme me rezultatin 1-2 me ballshiotët, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”.

Bylis

Antoni Bej zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të, teksa kavajasit përmbysën gjithçka po në pjesën e parë, me Jurgen Peqinin dhe brazilianin Kaina, që realizuan 2 gola në harkun kohor të 2 minutave, 42 dhe 44.

Bylisi – Besa 1-2

Golat: Antoni 30’ / Peqini 42’, Kaina 44’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"