Duro mungon në Vlorë, Gjici e bind të rikthehet në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 9:46

Duro mungon në Vlorë, Gjici e bind të rikthehet në stol

Trajneri i Kukësit, Klodian Duro, nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit. Ashtu siç kishte paralajmëruar ekskluzivisht “Panorama Sport” një ditë më parë, u konfirmua përplasja mes trajnerit dhe drejtorit sportiv, Ekrem Spahia, që çoi në revoltën e Duros.

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nKukesi's coach Klodian Duro during the Albanian Super League football match Teuta vs Kukesi, 0-0, at the Niko Dovana stadium in Durres.

“O unë, o ai në skuadër”, mësohet t’i ketë thënë Duro presidentit Gjici pas sherrit me Spahinë në mëngjesin e së enjtes.

Burime të gazetës tregojnë se përplasja mes tyre, përveçse ka qenë me tone të larta, gati ka precipituar. Mirëpo Duro kishte lajmëruar presidentin Gjici që nuk mund të merrte pjesë në stërvitjen e fundit, edhe për shkak të një problemi familjar. Trajneri mbylli telefonin dhe nuk udhëtoi dje drejt Vlorës. Por, gjithsesi, gjërat duket se u sheshuan ditën e djeshme.

Presidenti Safet Gjici mësohet se pasi ka biseduar me Duron dhe drejtorin Spahia, ka gjetur një emërues të përbashkët dhe puna do të vazhdojë normalisht. Sot Duro pritet të rikthehet në krye të skuadrës, madje këtë e konfirmoi pas ndeshjes në Vlorë edhe drejtori teknik, Hasan Lika.

“Ne shpresojmë që nesër (sot) trajneri të jetë me skuadrën, pavar- ësisht problemeve që ka pasur. Ka qenë një keqkuptim që ka ndodhur midis drejtuesve të skuadrës. Megjithatë, problemi është sqaruar dhe kaq. Gjithçka do të shkojë drejt zgjidhjes si problem. Në dijeninë time, Duro është zyrtarisht trajner i Kukësit dhe nuk është larguar. Sigurisht sot (dje) Duro mund të ishte në pankinë, por pas keqkuptimit që ndodhi, dikush ka nevojë të mendojë më shumë, dikush e mbyll që aty problemin”, shprehur dje Lika për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"