Duro: Jemi gati për 3 pikët, ja çfarë më ka skandalizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 9:18

Duro: Jemi gati për 3 pikët, ja çfarë më ka skandalizuar

Egnatia pret sot Kukësin në orën 13:00 në stadiumin e Rrogozhinës, në një ndeshje ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve me shijakasit dhe durrsakët në shifrat 1-1. Për trajnerin Shpëtim Duro, skuadra ka lënë katër pikë në këto dy ndeshje, teksa sipas tij meritonte të fitonte, qoftë me Erzenin në shtëpi, ashtu edhe me Teutën në “Niko Dovana”.

Shpetim Duro logo

Në një intervistë për “Panorama Sport”, kreu i pankinës rrogozhinase ndalet edhe te gjykimi, ku pavarësisht konsideratës që ka për arbitrat që kanë gjykuar së fundmi Egnatian, i ka mbetur peng mosdhënia e penalltisë në ndeshjen ndaj Teutës. Duro ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës dhe sot pret triumfin për të marrë sërish vendin e tretë, që të çon në Kupat e Europës.

Dy barazime radhazi, çfarë ju ka zhgënjyer më shumë?

Sigurisht që jemi mërzitur nga këto dy barazime, pasi nuk kemi mundur të marrim atë që kemi merituar në fushën e lojës. Megjithatë, më ngushëllon fakti se ekipi ka paraqitur grintë dhe nivel. E përsëris, kemi merituar më shumë nisur nga ajo çfarë skuadra ka bërë në fushë. Jeni ankuar për arbitrimin në të dyja ndeshjet ndaj Erzenit dhe Teutës.

Çfarë nuk shkon sipas jush?

Kjo është e dukshme, po nuk dua t’i kthehem ndeshjeve të kaluara. Është parë qartë se ka pasur ndikim në rezultat në të dyja ndeshjet. Për arbitrat si Kridens Meta, Eldorian Hamiti dhe Enea Jorgji, që ishte në VAR, kam konsideratë për nivelin e tyre profesional. Jam i qetë kur i shoh të na gjykojnë, por jam zhgënjyer pas këtyre dy ndeshjeve, sepse siç thashë, janë arbitra që nuk gabojnë për sa i përket aftësive profesionale që kanë. Mirëpo, në dy ndeshjet e fundit, ndoshta ashtu menduan dhe ashtu i morën vendimet. Më shumë jam skandalizuar për rastin e minutës së 90-të ndaj Teutës. Mirë që nuk e dhanë penallti, por nuk denjuan as ta shohin në VAR.

Prisni më shumë nga lojtarët e ardhur në janar apo duan kohë për të qenë atje ku ju mendoni?

Me thënë të drejtën janë lojtarë që kanë ardhur vonë. Nga katër të afruar, tre prej tyre janë aktivizuar dhe kanë dhënë sinjale pozitive. Kam parasysh këtu Paulauskas, Duamena dhe Kasa, që është shumë i ri dhe ka debutuar me mjaft personalitet. Kemi edhe lojtarin tjetër nga Letonia, Emsis, që gradualisht do të ingranohet me skuadrën. Egnatia ka lënë më shumë pikë me ekipet që ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa sot do të luani me Kukësin.

Mendoni se është koha për t’u rikthyer pikërisht sot te triumfi?

Nuk mund t’i quaj ekipet e fundit, pasi janë të gjithë të barabarta. Në fund janë Kukësi dhe Teuta, por që kanë qenë protagonistë në këtë dekadë si klube, duke fituar edhe tituj kampionë. Nuk mund të vlerësosh një ekip nga klasifikimi. Unë kam vlerësim maksimal për Kukësin, prandaj them që nuk do ta shohim nga renditja si skuadër, por nga organika që ka. Na pret një ndeshje e vështirë.

966

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"