Duro: U treguam amatorë në çdo aspekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2015 | 11:17

Duro: U treguam amatorë në çdo aspekt

Duro“Ishte një ndeshje amatoreske sidomos në aspektin mbrojtës. Skuadra gaboi në të gjitha aspektet dhe kjo është e pafalshme. Patëm një moment të mirë kur realizuam golin e parë por përsëri gabuam. Nuk dua t’i heq meritat Skënderbeut pasi ishte dukshëm më lart por unë dua të merrem më shumë me skuadrën time.

Rrahmani nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë  dhe sot ka luajtur shumë dobët. Është një humbjë e rëndë dhe më vjen keq për këtë. Dua të komplimentoj Raçiç pasi ishte në një ditë të mirë por nuk pati mbështetjen e duhur nga pjesa tjetër e ekipit. Goli i tretë vështirësoi gjithçka dhe më pas nuk mundëm më të reagonim.

Shkëmbi dhe Lilaj ishin në një ditë të mirë dhe kanë luajtur shumë mirë sot në mesfushë. Gjendja psikologjike e ekipit ndryshoi pas golit të tretë dhe ishte e vështirë për të mbledhur veten. E morëm seriozisht këtë takim por skuadra gaboi në të gjitha aspektet ndaj dhe erdhi kjo humbje që duhet analizuar.

Më vjen turp nga tifozat dhe ju kërkojmë falje. Kampionati nuk ka mbaruar ende dhe ne mbetemi në garë. Një gabim tjetër do të ishte fatal dhe do të na nxirte jashtë garës për titull”, deklaroi për Supersport Duro.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"