Duro: Doja sulmuesin e Partizanit, por i besova Igli Tares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 13:55

Duro: Doja sulmuesin e Partizanit, por i besova Igli Tares

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, pas ndeshjes e ka pranuar se ndaj Partizanit nuk ishte aspak e lehtë, megjithatë, fitorja është ajo që e kënaq.

duro

Në deklaratën e tij për “SuperSport”, Duro u shpreh: “E rëndësishme është që morëm një rezultat pozitiv. Dëshira ime ishte që të mos pësonim, akoma më shumë arritëm edhe të shënonim, falë një loje të kujdesshme taktike. Mund të shënonim edhe gjatë pjesës së parë, por ajo që më pëlqen te skuadra, është rigoroze në situata të tilla.

shpetim-duro-470x313

“Luajtëm dy ndeshje të njëpasnjëshme me Partizanin, që ka luajtur pothuajse gjatë gjithë kohës në mbrojtje dhe ka kërkuar të shfrytëzojë ndonjë situatë. Patjetër që në këto ndeshje ka vështirësi. Është e vërtetë që jashtë kemi luajtur mirë, por ndaj një kundërshtari si Partizani është e vështirë. Partizani ka futbollistë të mirë dhe ata që janë afruar unë i njoh mjaft mirë.”

“Madje, Kardoson e kisha në planet e mia për ta pasur te Flamurtari, por na iku nga duart në momentet e fundit. Abdurrahimi po ashtu është futbollist cilësor. Prognin dhe Bardhin do doja t’i kisha në ekip, pasi janë futbollistë të rëndësishëm”, ka thënë Duro, i cili ka folur edhe për blerjen e fundit që vjen nga Lacio, por edhe golin e Alveshit.

Duro-470x283

“Alvesh është një djalë dhe lojtar kryesor i skuadrës. Me mua ka qenë titullar absolut. Lojtari duhet kritikuar, por lojtari duhet vënë në punë. Ai nuk është tipik goli, por ka një lëvizshmëri të madhe. Nëse Alvesh do të kishte shënuar të paktën 4-5 në fazat e para, ne do ishim afër kreut.”

“Ndërsa për lojtarin e ardhur, Tounkarën, nuk kam shumë njohje, por kam biseduar me Igli Taren dhe më ka folur fjalë të mira dhe unë natyrisht që i besoj. Megjithatë, për një lojtar varet si ambientohet, pasi kampionati shqiptar është mjaft i fortë fizikisht dhe luhet faktikisht mirë, kjo e pranuar nga të gjithë”, ka thënë Duro, i cili shtoi se ndihet mjaft mirë në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"