Duka: Panuçi u interesua vetëm për kushtet financiare të stafit, ndaj Maqedonisë ka rëndësi të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2017 | 12:45

Duka: Panuçi u interesua vetëm për kushtet financiare të stafit, ndaj Maqedonisë ka rëndësi të fitojmë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në konferencën e sotme për shtyp gjatë prezantimit të trajnerit të ri të kombëtares shqiptare, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të panishëm në lidhje me përzgjedhjen e Kristian Panuçit si dhe në lidhje me ndeshjen ndaj Maqedonisë që flitet se do të luhet në stadiumin e Strumicës.

duka

Zgjedhja e Panuçit

“Kemi qene në një lloj diskutimi me stafin dhe i kemi ndarë kandidatët në dy grupe, emra të mëdhenj si futbollistë dhe si trajnerë. Më parë harrova të përmend edhe alternativën më të rëndësishme, De Kanion. Kemi preferuar një mister si Panuçi prej grintës, prej eksperiencës si një kampion me ekipe te mëdha, shumë të mëdha, për arsye të një vullneti dhe dëshire të paparë për të marrë ekipin dhe për  të synuar suksesin.

Kjo do jetë sfidë për të gjithë ne, kemi arritur një nivel tashmë dhe duam të ngjitim një shkallë tjetër, apo të mbahemi këtu ku jemi. Nuk e them thjesht formalisht, por kriteret financiare kanë qenë të fundit që i kanë interesuar trajnerit, ndërsa për kushtet financiare të stafit ka qenë i interesuar.”

Ndeshja ndaj Maqedonisë në Strumicë

“Ndeshja në Strumicë diskutohet për arsye teknike, po nuk është një vendim përfundimtar. Nëse UEFA vendos, atëherë ne do të zbatojmë rregullat, por nuk duam të shkojmë të luajmë aty sepse nuk janë kushtet e duhura për një ndeshje ndërkombëtare.

Nuk është ambient i duhur për të na pritur neve apo sportistët. Kemi kundërshtuar majftueshëm dhe ndaj s’ka akoma një vendim. Megjithatë, e kemi diskutuar dhe dje me trajnerin, e rëndësishme për ne është të fitojmë ndeshjen.”

Panuçi, zgjedhja më pak e kushtueshme?

“Buxheti ka qenë njësoj për të gjithë dhe kriteri i përzgjedhjes së trajnerit nuk kanë qenë kushtet financiare.”

Alternativat dhe vështirësia e përzgjedhjes

“ Siç e thashë kishim disa alternativa. Kujtoj që vite më përpara e kam pasur të vështirë të gjeja trajnerë që pranonin të vinin në Shqipëri, ndërsa ata që pranonin kishin kërkesa të parealizueshme. Ndërsa tani jo vetëm që kishim alternativa, por kemi qenë në mëdyshje për të zgjedhur deri dje.”

Kontrata e Panuçit

“Nuk besoj se ka ndonjë gjë të zhvilluar si kontratë, është vetëm 3 faqe dhe parashikon kushtet dhe shpërblimin për trajnerin, si dhe detyrat. Kontrata është e vlefshme deri në fund të eliminatoreve të EURO 2020, normalisht me të drejtë rinovimi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"