Duka i var përsëri shpresat te korçarët: Uroj ta kemi Skënderbeun në grupe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 14:20

Duka i var përsëri shpresat te korçarët: Uroj ta kemi Skënderbeun në grupe

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shpreson që Skënderbeu të vazhdojë të mbajë lart flamurin e kampionatit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ai beson se klubet shqiptare tani duhet të shkojnë më rregullisht në fazat e rëndësishme të turneve ndërkombëtarë.

duka

Megjithatë, Duka ka pranuar se ky nuk ka qenë ndër vitet më të mira për skuadrat shqiptare në Europë, duke marrë për bazë edhe eliminimin e Kukësit, Partizanit e Tiranës që pas ndeshjeve të para, por duke “justifikuar” kampionët.

“Nuk ka qenë nga vitet e mira për rezultate për klubet shqiptare, ndofta edhe për fat të keq. Kukësi ishte superior ndaj moldavëve, duhej të kualifikohej, por fati e dënoi. Pati disa mundësi shënimi, por kjo është loja”, tha ai para mediave.

“Skënderbeu është paraqitur më mirë, por e ka ndihmuar edhe eksperienca ndërkombëtare. Uroj që ta kemi këtë klub për të ndjekur një ekip shqiptar në kupat e Europës. Ekipet shqiptare janë përballur me sukses me kundërshtarët në turet kualifikues.

Ndoshta ndonjëherë nuk i ndihmon as fati, ashtu si ndodhi me Kukësin, por unë besoj se ekipet shqiptare janë të gatshme për të shkuar deri në nivelin e grupeve”, tha Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"