“Duhet një organizim në Kategorinë e Parë”, Çela: Më kanë kërkuar klubet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:32

“Duhet një organizim në Kategorinë e Parë”, Çela: Më kanë kërkuar klubet e Superiores

Kastrioti u mund nga Teuta por trajneri Emiljano Çela u shpreh se skuadra e tij ka bërë maksimumin dhe ka përgëzuar futbollistët për paraqitjen e bërë.

bandicam 2023-05-21 18-27-58-225

Të dy ekipet ishim me 3-5-2. Ishte ndeshje e bukur për tu parë. Po luante një ekip që shkon në Europë dhe një ekip që shpreson për një mrekulli për të shpëtuar. Hëngrëm një gol për pakujdesi në goditje standarde. Kam dyshime se ishte pozicion jashtë loje, por ekipi gjeti ekuilibrat gjatë 90 minutave. Nuk ishte e shënuar të shënonim por jam i kënaqur me atë që çunat kanë dhënë gjithë këtë vit.

Klubi duhet të bëjë një organizim për Kategorinë e Parë me kushte, stadium e ekip që të jetë faktor në Superiore.

Kam pasur dëshira nga disa ekipe për tu bërë pjesë e tyre edhe kur isha te Kastrioti, por edhe pushim. Më ka interesuar një projekt serioz por dua të respektoj klubin dhe ta mbyll me sukses. Të tregohemi profesionistë e të kulturuar, të mbyllim edhe këto ndeshje”, tha Çela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"