Dueli në Elbasan mes Partizanit dhe Laçit, mësoni mungesat e dy skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 15:59

Dueli në Elbasan mes Partizanit dhe Laçit, mësoni mungesat e dy skuadrave

Në sfidën Partizani-Laçi do të ketë disa mungesa të rëndësishme për skuadrat. Fillimisht, mungojnë dy sulmuesit kryesorë të ekipeve, Zhunior dhe Nuabueze.

Partizani-Laci

Gjithashtu, te Partizani do të mungojë edhe mesfushori Valentino Murataj për shkak dëmtimi. Te Laçi, në listën e mungesave rrezikon të jetë edhe Mentor Mazrekaj. Mesfushori po kryen çdo ditë terapi intensive që të jetë i gatshëm për trajnerin Duro në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij, por deri në çastin final, mban peng formacionin e kurbinasve.

Të njëjtën situatë po e kalon edhe mesfushori i kurbinasve, Ardit Deliu, i cili po ashtu është në dyshim. Ndërsa për shkak kartonësh mungon Emiljano Musta, me Turkajn që pritet të jetë mbrojtës i majtë kundër “demave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"