Dueli ndaj Tërbunit, zv.trajneri i Korabit: Ia dalim edhe me 5 mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2022 | 12:59

Dueli ndaj Tërbunit, zv.trajneri i Korabit: Ia dalim edhe me 5 mungesa

Korabi u ka dhënë fund përgatitjeve për transfertën e javës së 7-të. Luajnë në Pukë, atje ku i pret Tërbuni. Dibranët nuk udhëtojnë në kushtet më të favorshme, pasi kanë plot 5 mungesa. Synimi është që të mos kthehen duarbosh dhe ruajnë pozitat që kanë në renditje. Këtë e thotë edhe Donald Mëziu, i cili edhe sot do të zëvendësojë në pankinë Shpend Kumbarçen e pezulluar. Numri dy i stolit, për “Panorama Sport” deklaron:

Donald Meziu

“Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe jemi gati për të sfiduar Tërbunin. Kundërshtari meriton respekt, por ne do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Edhe pse kemi plot 5 mungesa, e dimë se çfarë duam.

Mungesa e kapitenit S.Mziu, Joti, Dragoj dhe Tabaku mendoj se nuk do të ndihet, pasi dhe stolin e kemi cilësor”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"