Dueli i kthimit ndaj kampionëve të Andorrës, Partizani konfirmon mungesën e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 22:40

Dueli i kthimit ndaj kampionëve të Andorrës, Partizani konfirmon mungesën e sulmuesit

Partizani vijon përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Atletic Club d’Escaldes, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. “Demat e Kuq” të drejtuar nga trajneri Zekiç do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin pas triumfit 0-1 në duelin e parë në transfertë. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka bërë me dije se Mensah rezulton mungesa e vetme për takimin e kthimit. 

Zekic

Dueli mes Partizanit dhe kampionëve nga Andorra do të zhvillohet të martën e datës 1 gusht në “Air Albania Stadium”. 

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT:  

Skuadra vijon përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Atletic Club d’Escaldes, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Në drejtimin e trajnerit Zoran Zekiç dhe stafit, grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e programuar në orën 19:00 në “Arenën e Demave”. Sulmuesi Mensah rezulton mungesa e vetme për takimin e kthimit. Ndeshja Partizani – Atletic Club d’Escaldes do të luhet të martën 1 gusht në “Air Albania Stadium”.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"