“Duam fitoren ndaj një kundërshtari cilësor, do të ngjitemi më lart”. Kapiteni Canka karikon Lushnjën para Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 12:44

“Duam fitoren ndaj një kundërshtari cilësor, do të ngjitemi më lart”. Kapiteni Canka karikon Lushnjën para Vorës

 

Faza e dytë e kampionatit të Kategorisë së Parës po i drejtohet fundit. Për Lushnjën kalendari parashikon këtë fundjavë ndeshjen në shtëpi me Vorën, më pas për ta mbyllur me transfertën ndaj Korabit.

Canka

Të gjithë janë të karikuar për të marrë maksimumin, që do t’i pozicionojë sa më mirë, në pritje të zbardhjes së kalendarit për fazën e tretë. Lushnjarët po përgatiten për ndeshjen e radhës me Vorën. Synimi është i qartë, rikthim te fitorja. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i lushnjarëve, Mikel Canka, thotë se në fushën e tyre do të shprehen sa më mirë, për të marrë pikët maksimale.

“Është një ndeshje e fortë dhe synimet tona janë të njëjta. Do të kërkojmë fitoren ndaj një kundërshtari cilësor. Ne do të kërkojmë të ngjitemi më lart. E dimë që edhe kundërshtari këtë synon, por t’ia lëmë fushës së lojës. Vijmë pas barazimit me Kastriotin dhe ekipi gëzon gjendje të mirë. Luajmë në shtëpi dhe do të kërkojmë fitoren”, deklaroi kapiteni Canka.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"