“Drodhëm përsëri një Europë të tërë”, reagimi i Briken Caljas pas suksesit në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 14:25

“Drodhëm përsëri një Europë të tërë”, reagimi i Briken Caljas pas suksesit në Rusi

Pas dy medaljeve në Europian, Briken Calja u shfaq shumë i lumtur, duke reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkroi:

Calja Briken

“Në mes të Moskës, unë dhe peshëngritja shqiptare dolëm kokëlart dhe krenarë duke dridhur një Europë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat me medalje dhe arritëm një sukses më se të merituar. Për vitin e 5- të radhazi vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje ngritjeve. Vazhdimësia është gjëja kryesore për një sportist dhe për këtë emri im do të mbahet mend gjatë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"