Dritë në fund të tunelit, Lushnja “kërcënon” Vllazninë dhe Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 18:38

Dritë në fund të tunelit, Lushnja “kërcënon” Vllazninë dhe Teutën

Ish-presidenti i Lushnjës, Artur Çobani, aktualisht koordinator i klubit, beson se skuadra i ka të gjitha mundësitë të rikthehet te fitorja këtë javë në takimin në shtëpi kundër Luftëtarit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Çobani foli për barazimin në Durrës, gjykimin e Sinos, si dhe sfidën e radhës.

Kukesi-Lushnja

“Për sa i përket rifillimit të sezonit, duam ta konsiderojmë pozitiv. Duke u nisur nga fakti që në ndeshjen e parë pas ndërprerjes më shumë se njëmujore, morëm një pikë në fushën e Durrësit, që është një nga kundërshtarët tanë të afërt në tabelë. Ishte një ndeshje pozitive, pasi skuadra pati disa dëmtime që ishin të rëndësishme në përbërjen e saj. Ndeshjet që vijnë janë të gjitha shumë të rëndësishme dhe të vështira. Por, skuadra do t’i marrë një nga një.

Partizani-Lushnja-0-0

Në fillim do të fokusohemi te Luftëtari, ku mundësia për të fituar është reale. Duhet të dimë që Luftë- tari është një ekip shumë i mirë dhe këtë e tregojnë rezultatet e fundit. Në përbërje të tij ka lojtarë shumë cilësore. Lushnja po bën garë dhe po prezantohet shumë mirë. Kam besim se trajneri Dedja dhe çunat e Lushnjës do ta mbyllin me sukses këtë kampionat. Teuta dhe Vllaznia nuk janë shumë larg”, ka thënë ish-presidenti.

INCIDENTI – Çobani komentoi më pas vendimin e gjyqtarit Emirjon Sino për tifozët lushnjarë në ndeshjen ndaj Teutës. “Do të kemi mbështetjen e tifozërisë sonë të zjarrtë, të cilëve u shprehim solidaritetin për ngjarjen e ndodhur në Durrës.

Artur Cobani

Për këtë, falënderoj tifozët e Teutës dhe stafin e këtij klubi që na mbështetën për atë gjest të gabuar që bëri gjyqtari. Unë nuk dua t’ia përmend emrin dhe nuk dua ta konsideroj gjyqtar këtë njeri. Dua ta quaj një njeri që nuk e do sportin dhe kërkon stadiume të boshatisura. Ai do që ndeshjet e futbollit të mos kenë kuptim. Nuk dua të përfshij FSHF-në në lidhje me vendimet e gjyqtarëve, e as klubet e futbollit. Kishim të bënim me një njeri që nuk e do sportin dhe kërkon stadiume të boshatisura”, ka përfunduar Çobani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"