Drejtori teknik i Vorës bën premtimin: Jemi gati, kapim “mesin e artë” të tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 18:13

Drejtori teknik i Vorës bën premtimin: Jemi gati, kapim “mesin e artë” të tabelës

Vora ka mbyllur përfundimisht merkaton dhe ka dorëzuar listën e lojtarëve të federuar pranë FSHF-së. Pavarësisht largimeve të disa titullarëve, vorakët e kanë mbyllur këtë “çarje” me disa afrime cilësore.

Vora

Skuadra është gati për ndeshjen e parë, ku kundërshtar do të kenë Shkumbinin. Drejtori Gazmir Fuçia, në një prononcim për “Panorama Sport”, lidhur me formatimin e skuadrës së re dhe synimet që ka ajo për sezonin e ri, shprehet:

“Kemi pasur disa lëvizje në skuadër, pasi na janë larguar lojtarët titullarë më cilësorë. Gjithsesi, jemi munduar t’i zëvendësojmë me lojtarë përvoje dhe me cilësi. Skuadra tashmë është gati për të nisur kampionatin. Synimi ynë nuk do të jetë vetëm mbijetesa. Me këtë grup lojtarësh, skuadra do të luftojë të jetë në mesin e artë të klasifikimit ose në 5 vendet e para”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"