Drejtori Laluci: “Stoli ynë kushton 20 mijë euro në muaj”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2016 | 11:49

Drejtori Laluci: “Stoli ynë kushton 20 mijë euro në muaj”

Vangjel Laluci e vlerë son pozitivisht mer katon dimërore të Flamurtarit. Drejtori i përgjithshëm i klubit në një prononcim për “Panorama Sport” thekson se vetëm stoli i skuadrës vlonjate kushton 20 mijë euro në muaj.

“Me lojtarët, të cilët kanë ardhur në ekip së fundmi, me merkaton dimërore, unë e them me bindje të plotë se është rritur shumë cilësia e ekipit.

flamurtariNe kemi bërë një merkato shumë cilësore. Stoli ynë kushton 20 mijë euro, aq nuk kushton ekipi i Teutës. Është bërë një investim i madh dhe tashmë presim që gjithçka të kthehet me rezultate.

Administratori Idrizi nuk e ka bërë këtë investim për t’i kthyer në një formë tjetër, pra në formën e biznesit, por për të marrë kënaqësi nga ekipi dhe për sportdashësit vlonjatë”, shprehet fillimisht Laluci. Më tej, ai thekson se trajneri Zekerija Ramadani është fuqiplotë në ekip dhe asnjë nga drejtuesit e klubit nuk e dikton në punën e tij.

“Ramadani, fati nuk i buzëqeshi me Tiranën dhe ndeshja me Teutën ishte një përgjegjësi e madhe për të. Në takimin me Teutën, trajneri ka bërë të pamundurën dhe arritëm një rezultat shumë të mirë. Në këtë ndeshje, pamë një Flamurtar luftarak.

Ramadani kërkon të krijojë intimitetin e tij me ekipin dhe ne si drejtues jemi jashtë kësaj. Kjo është normale. Ne e lëmë të punojë dhe nuk i ndërhyjmë aspak. Unë i jap shumë rëndësi këtij fakti. Trajnerin e kemi lënë me fuqi të plotë, pasi kështu duhet”, thekson drejtori. Vangjel Laluci flet edhe për ndeshjen në kryeqytet, teksa e thotë hapur që duan të mos kthehen duarbosh.

“Partizani është në një pozicion shumë komod, por kjo s’na shqetëson. Ne do të bëjmë detyrën, duke e lënë mënjanë euforinë. Djemtë do të prodhojnë lojë dhe ne do të marrim një rezultat pozitiv, ndoshta edhe fitoren. Edhe portieri Xhika i Partizanit nuk është i keq.

Nuk është aq i mirë sa Hoxha dhe sigurisht, duke pasur parasysh eksperiencën e Hoxhës, kjo neve na favorizon, ashtu sikundër është në favorin tonë dhe mungesa e Bathës. Ajo që nuk është pozitive për ne është mungesa e Pashajt, por kemi alternativa. Ne do të shkojmë komodë, presionin e ka Partizani. Kjo na e bënë më të lehtë detyrën. Unë jam i bindur se nuk do të kthehemi duarbosh”, përfundon Laluci.

Përgatiti: ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"