Drejtorët e Juventusit, “mjeshtrit” e transferimeve me parametra zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 22:38

Drejtorët e Juventusit, “mjeshtrit” e transferimeve me parametra zero

Nga Andrea Pirlo e deri te Pol Pogba, por në pritje të Emre Xhanit. Juventusi është treguar një nga skuadrat më të “rrezikshme” kur bëhet fjalë për afrimin në skuadër të lojtarëve apo talenteve të mëdhenj, të afruar me parametër zero.

Marota

Emrat janë realisht ndër ata që kanë bërë historinë, apo do të bëjnë historinë e këtij sporti, sepse realisht futbollistë si Emre Xhan, që ka oferta multimilionere, janë të vështirë për t’u afruar pa e futur dorën në xhep. Që nga viti 2010 e në vazhdim, puna e dy drejtorëve bardhezinj, atij të përgjithshëm Xhuzepe Marota dhe atij sportiv, Fabio Paratiçi, ka qenë ekzemplare, sepse, nëse kanë ditur që me disa prej këtyre “parametrave” zero të rikthehen të fitojnë në Itali, apo të shkojnë edhe në dy finale të Ligës së Kampioneve, edhe në rastin më te keq, kur u është dashur që t’i shesin, kanë futur shumë miliona euro në arkat e klubit dhe kjo është ajo që e bën Juventusin një industri të futbollit, një ekip fitues si në fushë, ashtu sikurse jashtë saj.

juve parametra zero

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"