Dramë e rëndë, Koronavirusi i merr jetën nënës dhe vëllait të ish-basketbollistit të NBA-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2020 | 10:00

Dramë e rëndë, Koronavirusi i merr jetën nënës dhe vëllait të ish-basketbollistit të NBA-së

Dramë e rëndë për ish-basketbollistin të NBA, Sebastian Telfair. Ai humbi nënën dhe vëllain e tij të cilët ndërruan jetë pasi rezultuan pozitivë me Koronavirus. Erika Telfair, nëna e ish-yllit të NBA, ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi humbi betejën me Koronavirusit në moshën 64-vjeçare.

pjimage-42-1-e1588047509245 (1)

Vdekja e saj vjen pasi djali i saj dhe vëllai më i madh i Sebastianit, Dan Turner, vdiqë më 28 mars nga COVID-19. Ish-trajneri i Lincoln Dwayne, “Tiny” Morton konfirmoi të dy vdekjet tragjike.

Gjatë një interviste me të Undefeated në fund të marsit, ish-basketbollisti i Knicks dhe Nets, Stephon Marbury, kushëriri i Telfair, tha se Turner vdiq nga COVID-19. Ai gjithashtu vuri në dukje se nëna e Telfair ishte duke luftuar për jetën e saj në atë kohë për shkak të këtij virusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"