Drama e Artur Lekbellos: Falënderim për presidentin e Skënderbeut (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 15:51

Drama e Artur Lekbellos: Falënderim për presidentin e Skënderbeut (Video)

Artur Lekbello ka dashur të falënderojë të gjithë ata që janë solidarizuar me të në këto momente të vështira të jetës së tij, legjenda e futbollit shqiptar në vitet ’80-’90 por përballet me një sëmundje shumë të rëndë dhe ka nevojë për kura të specializuara.

Artur Lekbello

Për të mbledhur fonde për të janë solidarizuar edhe klubet shqiptare, mes të cilëve Skënderbeu që ka dhuruar gjysmën e të ardhurave të biletave të ndeshjes me Tiranën, si dhe klubi i basketbollit Tirana. Lekbello, në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, ka dashur të falënderojë publikisht sportin shqiptar për këtë ndihmesë në një moment të vështirë të jetës së tij.

“Nga ana ime i falënderoj shumë për nismën që kanë marrë, në radhë të parë presidentin e klubit të Korçës, meqë ndeshja zhvillohet në Korçë. Faleminderit shumë për ndihmën që do të jepet”, tha ai rreth këtyre nismave, që pasojnë ato të klubit të Arisit që do të luajë një miqësore me ish-futbollistët e Kombëtares greke për të mbledhur të ardhura për kurat e legjendës së futbollit shqiptar.

“Zoti një fjalë të mirë që thotë për njerëzimin është ‘të duam njëri-tjetrin’”, ishin fjalët e Lekbellos i cili aktualisht jeton në Greqi, pranë qytetit të Selanikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"